08 Janar 2025

Krijohet rrjetizimi i bizneseve shqiptare në Gjermani

Koln, 12 tetor - Diaspora shqiptare ka qenë dhe mbetet ndër faktorët kryesorë të zhvillimit ekonomik të Kosovës, mirëpo kërkohet një bashkërendim më i mirë i aktivitetit ekonomik të diasporës në mënyrë që prezenca e investimeve të tyre në Kosovë në ardhmen të jetë edhe më e madhe.

Ky konstatim doli nga Forumi për rrjetizimin e bizneseve të diasporës, që u mbajt në Koln të Gjermanisë nën organizimin e Ministrisë së Diasporës në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Agjencisë për Promovimin e Investimeve (MTI), Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, Ambasadën e Kosovës në Gjermani, UNDP dhe IOM.

Në hapje të punimeve të këtij forumi, ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli tha se roli i diasporës në fazën e parë të sanimit të pasojave të luftës dhe pastaj në rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës ka qenë dhe do të jetë i pazwvendësueshëm.

Makolli tha se mërgata shqiptare vazhdon të jetë një prej faktorëve kryesorë të zhvillimit të vendit, pavarësisht se askush nuk është i kënaqur me nivelin e zhvillimit, megjithatë mërgata ka gjetur format dhe mundësitë që kapitalin dhe eperiencën e fituar ta bartin në vendin e origjinës.

Ai tha institucionet bashkë me diasporën po përpiqen që baskërisht të identifikojnë format dhe mënyrat më të mira të bashkëveprimit me qëllim të pjesëmarrjes sa më direkte e mërgatës në zhvillimin e vendit.

Ndërsa, Ambasadori i Kosovës në Berlin, Skënder Xhakaliu tha se mërgata jonë vazhdon edhe sot e kësaj dite të jetë shtyllë bartëse e proceseve më të rëndësishme në Kosovë, dhe vlerësoi adresimin e nevojave të diasporës përmes Strategjisë për Diasporën.

Sipas Xhakaliut, organizimi i këtij forumi është mjaft i rëndësishëm dhe duhet të arrij dy objektiva, rrjetëzimin e bizneseve të diasporës me ato të Kosovës dhe rrjetizimin e vet bizneseve të diaporës.

Këshilltari politik i ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Afrim Hoti tha se Kosova ka kaluar nëpër sfida të shumta dhe përmbyllja e kaptinës të procesit të rëndë politik i ka hapur rrugën një kaptine të re po aq të rëndësishme, siç është ajo e zhvillimit ekonomik.

Hoti tha se Republika e Kosovës aktualisht është duke rrugëtuar nëpër rrugën që vendet e Bashkimit Evropian e kanë bërë dekada më parë dhe është në konturat e zhvillimit ekonomik, ndërsa aspiron integrimin evropian.

Ai tha ka ftuar diasporën të investojë në Kosovë, përkundër faktit se ende vendi ballafaqohet me probleme, duke shprehur bindjen se një bashkërendim i qytetarëve të Kosovës me diasporën do të ndikonte në zhvillimin ekonomik të vendit.

Më pas, Valdrin Lluka kryeshef i Agjencisë për Promovimin e Investimeve dhe Arian Zeka, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike të Kosovës kanë prezantuar përparësitë e investimit në Kosovë, duke renditur këtu, koston e ulët të prodhimit, popullatën e re, qasjen e lirë në tregun evropian dhe SHBA-së etj.

Në vazhdim drejtues të kompanive të njohura që drejtohen nga pjesëtarë të diapsorës shqiptare kanë prezantuar sukseset e bizneseve të tyre, përvojat e tyre të investimeve dhe planet për investime në Kosovë.

Ndryshe nga ky forum janë zgjedhur 16 anëtarët e Rrjetizimit të bizneseve të diasporës në Gjermani me mundësi që ky mekanizëm të plotësohet edhe me anëtarë tjerë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)