Kosova prezanton produktet në Panairin Tif Helexpo" në Greqi
Selanik, 9 shtator - Agjencia për Promovimin e Investimeve të Kosovës - APIK në bashkëpunim me CEO Congress and Event Organization, nga data 07 Shtator, po merr pjesë në Panairin e 78 - të TIF Helexpo të Selanikut, ku po prezantohen potencialet e Kosovës për investim si dhe po promovohen produktet kosovare.
Me qëllim të promovimit të eksportit dhe gjetjes së tregjeve për bizneset kosovare, APIK-u ka siguruar një stendë në të cilën kompanitë vendëse: Birra Peja, AMO, Frutex,Frutomania, Pitt Bull etj. po i promovojnë produktet e tyre.
Bizneset nga Kosova do të qëndrojnë për një javë në këtë Panair, me çrast do të kenë mundësi që të lidhin marrëveshje me ndonjë nga kompanitë greke që janë pjesëmarrëse në panair dhe po ashtu të krijojnë qasje ne tregun grek.
Stenda e Kosovës është vizituar edhe nga zyrtarë të lartë të qeverisë greke, të cilët janë njoftuar më për së afërmi me produktet që prodhohen në vendin tonë.
Gjate ditëve të panairit pritet që rreth stendës së Kosovës të ketë vizitor që janë te interesuar të dinë më shumë rreth tregut të Kosovës. Ata do të kenë mundësi që të njoftohen me disa nga produktet te cilat po promovohen në këtë panair.
Po ashtu, pritet që të kemi takime me përfaqësues të shoqatave dhe Odave të ndryshme të Selanikut dhe vendeve të tjera me çrast vizitorët do të informohen rreth mundësive që Kosova u ofron investitorëve jo vetëm nga Greqia por edhe kompanive të vende tjera pjesëmarrëse në ketë panair.
Përfaqësuesit e APIK-ut në ketë panair do të qëndrojnë afër kompanive kosovare të cilave do tu asistojnë ne sigurimin e informatave të nevojshme për të mundësuar lidhjen apo qasjen në tregun grek. Veç kësaj, përfaqësuesit e APIK-ut do të ofrojnë edhe informata ne lidhje me investimet dhe sektorët potencial qe ofron Kosova për investitorët e huaj.
Vlen të theksohet që Birra Peja tash e një kohë të gjatë është në tregun e Greqisë dhe përmes pjesëmarrjes në ketë panair synon te rrisë me shume shitjen e produkteve te saja.
Gjithashtu disa prej prodhueseve qe po marrin pjese ne ketë panair kane filluar bisedat e para për gjetjen e bashkëpunimit ne mënyrë që edhe produktet e tyre të kenë shtrirje ne tregun e Greqisë.
Panairi TIF HELEXPO që po organizohet në Selanik të Greqisë është një nder panairet më te mëdha në të cilin promovohen produktet ushqimore, ato të pijeve, të turizmit dhe të sektorëve tjerë.
Vlen të theksohet se në panairin e TIF HELEXPO çdo vit prezantojnë rreth 900 kompani nga 100 shtete te ndryshme të botës. Panairi vizitohet përafërsisht nga 200 mijë vizitorë nga shtete të rajonit dhe botës.
Panairi është hapur me datën 7 shtator dhe do të jetë i hapur deri më 15 shtator 2013.