Kosova pengohet në takimin e CEFTA-s në Sarajevë
Prishtinë, 19 qershor - Është mbajtur takimi i zëvendësministrave të
vendeve anëtare të CEFTAs në Sarajevë, ku u shqyrtuan çështjet lidhur
me fillimin e negociatave për shërbimet, kryesimi i nën komiteteve
për dogana dhe për barrierave jo-tarifore dhe teknike për tregtim.
Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Cuneyd Ustaibo, ngriti si
shqetësim faktin që me rastin e hyrjes së delegacionit Kosovar në
Bosnje dhe Hercegovinë nga autoritetet kufitare është bërë përpjekje
për ndalimin dhe kthimin e delegacionit kosovarë.
gjitha kjo ndodhi për faktin se nuk lejohej hyrja në këtë territor me
tabela Kosovare. Por me rastin e deklarimit të delegacionit se me këtë
veprim delegacioni kosovar do të privohej nga pjesëmarrja në këtë
takim, qëndrimet e autoriteteve kufitare ndryshuan.
Me këtë rast zv. Ministri kishte kërkuar nga Qeveria e Bosnjës dhe
Hercegovinës të shqyrtoj këtë lloj të problemit në mënyrë që të mos
përsëritet më Kosovarët.
Në takimin e pestë të CEFTAs për këtë vit u treguan qëndrimet e
Kosovës dhe Shqipërisë lidhur me nënshkrimin (mos-nënshkrimin) e
Protokollit për Largimin e Kroacisë nga CEFTA, për shkak të deklarimit
të palëve që nënshkrimi i këtij Protokoli të bëhet nën shenjën UNMIK
1244.
Pala Kosovare dhe Shqipëtare në këtë takim e kanë potencuar se mënyra
e vetme e nënshkrimit të këtij Protokoli do të ishte si Kosovo me
fusnotë.
Është potencuar se marrëveshja vë në pah nevojën për funksionimin e
lëvizjen e lirë të mallrave, ndërsa deri më sot CEFTA ende nuk ka
arritur që të siguroj lirinë e lëvizjes së njerëzve.
Nën-komitetet janë paraparë që të organizohen në Moldavie
respektivisht në Malin e Zi. Lidhur me këto barrierave jo-tarifore dhe
teknike për tregtim, nga ana e Maqedonia është prezantuar programi për
vitin e ardhshëm.