Kosova me deficit tregtar prej 204,9 milion euro
Prishtinë, 1 korrik - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar Statistikat e Tregtisë së Jashtmepër muajin maj 2014.
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lart për muajin maj 2014 prej 204,9 milion euro krahasuar me deficitin prej 186,4 milion euro me periudhën e njëjtët te vitit 2013.
Eksporti mbulon importin 10.4 për qind.
Eksporti i mallrave në muajin maj 2014 kishte vlerën 23,6 milion euro, ndërsa importi 228,6 milion euro, është një rënie prej (-12.9 për qind) për eksport si dhe një rritje prej (7.0 për qind) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2013.
Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit: (52.5 për qind) të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (8.7 për qind) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (7.3 për qind) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (7.0 për qind) produktet minerale, (7.0 për qind) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, (4.8 për qind) tekstil dhe artikuj tekstili, (3.8 për qind) produkte bimore, (3.3 për qind) lëkurë dhe artikuj prej tyre.
Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesor për import: (17.9 për qind) të importit e përbëjnë produktet minerale, (13.4 për qind) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (9.8 për qind) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (8.4 për qind) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (7.9 për qind) produkte të industrisë kimike, (6.7 për qind) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, (5.3 për qind) produkte bimore, (5.2 për qind) tekstil dhe artikuj tekstili, (4.5 për qind) mjetet e transportit.
Partner kryesor tregtar, sa i përket eksportit dhe importit në Kosovë, në raport me majin e vitit 2014 janë vendet e BE-së të cilat marrin pjesë me 41.9 për qind për eksport dhe 40.4 për qind për import, ndërsa vendet e CEFTA-së merë pjesë me 39.4 për qind për eksport dhe 26.7 për qind për import.
Përqindja më e madhe e eksportit ishte në: Itali (23.5 për qind), Maqedonia (16.0 për qind), Shqipëri (13.1 për qind), Indi (9.2 për qind), Serbia (5.1 për qind),Turqi (4.7 për qind), Mali i Zi (4.1 për qind) etj.
Ndërsa sipas të dhënave përqindja më e madhe e importit është nga: Serbia (14.0 për qind), Turqia (11.6),Gjermania (9.7 për qind), Kina (9.4 për qind), Greqia (7.7 për qind), Italia (6.4 për qind), Shqipëria (5.1 për qind).