Kosova me deficit tregtar prej 204 milionë euro
Eksporti mbulon importin vetëm 10.2% ,kurse eksporti në muajin gusht 2013 kishte vlerën 23,2 milionë euro, ndërsa importi 228,1 milionë euro. Kjo tregon një rritje prej (11.1%) për eksport, si dhe një rënie prej (-4.9%) për import, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2012.
Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 42.4% të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 15.3% produktet minerale; 8.7% produktet bimore; 8.6% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 8.1% plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 5.1% tekstili dhe artikujt e tij, etj.
Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 24.1% të importit e përbëjnë produktet minerale; 15.5% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani;
10.4% metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 8.1% makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 6.1% plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 5.9% produktet e industrisë kimike etj.
Partnerët kryesorë tregtarë, sa i përket eksportit dhe importit në Kosovë, në raport me totalin e muajit, janë vendet e BE-së, të cilat marrin pjesë me 40.3% për eksport dhe 41.9% për import. Ndërsa, vendet e CEFTA-së marrin pjesë me 41.3% për eksport dhe 31.9% për import.
Përqindja më e madhe e eksportit ishte në Shqipëri 15.7%; Itali 14.9%; Indi 11.7%; në Maqedoni 10.2%; në Serbi 7.3%; dhe në Mal të Zi 6.0%.
Ndërsa, përqindja më e madhe e importit është nga: Serbia 12.4%; Italia 9.6%; Gjermania 8.9%; Maqedonia 8.9%; Turqia 6.6%; si dhe Kina 6.5%.