Kosova importoi 2,5 miliard ndërsa eksportoi 293 milionë euro
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat Vjetore të Tregtisë se Jashtme të bazuar në të dhënat e Shërbimit Doganor të Kosovës dhe Korporatës Energjetike të Kosovës për energji elektrike.
Të dhënat në këtë publikim ndryshojnë nga të dhënat paraprake të publikuara për vitin 2013.
Deficiti tregtar në vitin 2013 arriti në 2,155,2 milionë euro, ku edhe në këtë vit kemi bilanc negativ. Totali i eksporteve në këtë vit ishte 293,8 milionë euro, ndërsa importi 2,449,0 milionë euro. Eksporti mbulon importin vetëm 12.0%.
Në këtë publikim janë dhënë më gjerësisht shumë sqarime në detaje për atë, se çka importon vendi ynë nga tregu i jashtëm, e çka eksporton në tregun e jashtëm.
Duke krahasuar të dhënat e eksportit për vitin 2013 me ato të vitit 2012, eksportet e mallrave kanë shënuar një rritje vjetore rreth (6.4%).
Përbërësit kryesor të eksportit në vitin 2013 janë: mallra të pa klasifikuara diku tjetër të cilat u rritën rreth (77.0%), lëndët djegëse rreth (68.9%), mallrat të tjera të përpunuara për (56.4%), produktet kimike rreth (40.3%), pije dhe duhan u rritën për (30.4%), mallrat e përpunuara rreth (4.9%), ushqimi dhe kafshët e gjalla për (4.4%), si dhe kemi rënie te këto grupe mallrave: makineritë dhe pajisjet e transporti për (-30.1%), yndyrat bimore dhe shtazore rreth (-23.8%), materiali i papërpunuar rreth (-5.0%).
Sa i përket importeve në vitin 2013 kanë shënuar një rënie për vetëm (-2.3%) duke krahasuar me vitin paraprak 2012.
Përbërësit kryesor të importeve janë: produktet kimike cilat u rriten rreth (5.0%), mallra të pa klasifikuara diku tjetër rreth (4.9%), mallrat të tjera të përpunuara (4.4%), ushqimi dhe kafshët e gjalla rreth (2.1%), pijet dhe duhani rreth (2.1%), si dhe kemi rënie te grupi i materialeve të papërpunuara rreth (-24.0%), lëndët djegëse rreth (-10.0%), makineritë dhe pajisjet e transporti rreth (-6.3%), yndyrat bimore dhe shtazore rreth (-3.1%).
Lidhur me eksportin dhe importin e Kosovës, partner kryesor tregtar janë vendet e BE-së me pjesëmarrje rreth 39.4% për eksport dhe rreth 41.2% për import, si dhe vendet e CEFT-së të cilat marrin pjesë me 36.4% për eksport dhe 30.6% për import në raport me totalin e vitit 2013.
Për sa i përket eksporteve të Kosovës me vendet ballkanike, Shqipëria merr pjesë me 14.9%, Maqedonia me 8.9%, Mali i zi 5.9, Serbia me 4.9% në raport me totalin e vitit 2013, ndërsa pjesëmarrjen më të madhe të importeve në Kosovë nga vendet ballkanike e kanë Serbia me 11.7% Maqedonia me 7.6%, dhe Shqipëria me 4.5%.