08 Janar 2025

Kosova fiton nga BE-ja kuotën për verëra

Bruksel, 5 dhjetor - Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Bashkimit Evropian kanë marrë vendim për t’i garantuar Kosovës eksportin e dy milionë litrave verë në vit pa tarifë doganore.

Vendimi është publikuar në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian, me 30 mëntor 2013, dhe ka hyrë në fuqi tri ditë më pas.

Vendimi është rezultat i punës së pandërprerë për këtë çështje gjatë dy viteve të fundit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe bashkëpunimit të shkëlqyer me institucionet e Bashkimit Evropian.

Kuota e verës funksionon në bazë të parimit “I pari vjen, i pari e merr shërbimin”, që do të thotë se kompanitë eksportuese duhet ta shfrytëzojnë kuotën sa më parë brenda vitit. BE-ja nuk bën dallim në mes eksportuesve, por kuota prej dy milionë litrash i llogaritet Kosovës.

Kjo është hera e parë që Kosova ka përfituar kuotën e saj individuale për eksport të verërave në BE. Deri më tani Kosova ka shfrytëzuar kuotën e përbashkët për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, e cila nuk i ka garantuar Kosovës eksport të verërave në BE.

Nëse eksportuesit kosovar eksportojnë më shumë se dy milionë litra verë në BE brenda vitit atëherë Kosova mund të ketë qasje në kuotën e përbashkët të Ballkanit Perëndimor, që është tre milionë litra.

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë kuotat individuale të eksportit të verërave.

Vendimi i BE-së për të garantuar kuotën individuale të verërave për Kosovën vjen në një moment kur Kosova është në proces të negocimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE-në.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)