Kosova e Maqedonia pajtohen për eliminimin e ndalesave tregtare
rPrishtinë, 9 shtator - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari Lila, ministri i Financave, Besim Beqaj dhe ministri i Ekonomisë së Maqedonisë, Valon Saraqini, në takimin që mbajtën sot në Prishtinë, u dakorduan që në frymën e bashkëpunimit ekonomik dhe fqinjësisë së mirë në mes të dy vendeve të eliminohen të gjitha ndalesat tregtare dhe të lëvizjes së lirë të njerëzve për të dy vendet sa më shpejt që të jetë e mundur.
Minstrja Kusari - Lila dhe Ministri Saraqini kanë thënë se bashkëpunimi ekonomik dhe zhvillimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore në mes të dy vendeve mbetet prioritet i Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë.
Në këtë takim ministrat u pajtuan që të jenë në komunikim të vazhdueshëm për zgjidhjen e shpejtë të këtyre çështjeve në të mirë të qytetarëve të të dy shteteve.