09 Janar 2025

Kosova e KE diskutojnë për tregtinë, industrinë, doganat e tatimet

Bruksel, 11 mars -Tregtia, industria dhe politikat e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM), doganat dhe tatimet ishin temat kryesore të diskutuara në takimin për Dialogun e Procesit të Stabilizim-Asocimit (DPSA) të hënën, më 10 mars në Bruksel.

Në takim u paraqitën zhvillimet kryesore në këto fusha, disa prej të cilave do të zënë vend të dukshëm në qasjen e re të Komisionit për qeverisjen ekonomike në rajonin e zgjerimit, e cila u shpall zyrtarisht në Londër më 24 shkurt.

Takimi u zhvillua gjatë një periudhe kur negociatat e MSA-së po ecin përpara me shpejtësi. Ndër çështjet e ngritura gjatë takimit u diskutua bilanci i tregtisë Kosovë - BE dhe shkëmbimi i të dhënave statistikore të tregtisë, dy faktorë të rëndësishme në negociatat e MSA-së.

Përveç kësaj, Kosova prezantoi përmbajtjen dhe ndikimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me Turqinë, e lidhur vitin e kaluar.

Në fushën e Doganave dhe Tatimeve, u diskutuan kapacitetet administrative dhe performanca e të dy autoriteteve. Është vërejtur progres i rëndësishëm në zgjidhjen e lëndëve të mbetura në kuadër të Bordit të Pavarur Shqyrtues.

Për sa i përket zhvillimit të sektorit të industrisë dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM), Kosova paraqiti, në veçanti, aktivitetet e ndërmarra në fushën e qasjes në financa dhe heqjen e barrierave administrative për biznesin.

Përveç kësaj, u prezantuan dhe u diskutuan rezultatet e Indeksit të Politikave të NVM-ve 2013: Ballkani Perëndimor dhe Turqia, me vëmendje të veçantë në progresin në zbatimin e Aktit të Biznesit të Vogël për Evropën.

Zbatimi i konkluzioneve dhe veprimet pasuese të mbledhjes do të jenë me rëndësi kyçe në vlerësimin e progresit të Kosovës në kuadër të Procesit të Stabilizim-Asocimit me BE-në, ku marrëdhëniet tregtare BE-Kosovë janë një nga prioritetet kyçe.

Takimet e Dialogut PSA, konkluzionet e të cilave shërbejnë për Raportin e ardhshëm të Progresit, janë organizuar së bashku me Ministrinë për Integrime Evropiane.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)