06 Janar 2025

Korporata me e madhe Tajvaneze investon ne Turqi

Ankara, 29 qershor - Gjigandi tajvanez i motorëve do të investojë 1 miliardë dollarë në Turqi.

Ministri i Ekonomisë Zafer Çallajan është shprehur se në të gjithë botën konceptimi i Turqisë ka arritur një nivel të rëndësishëm.

Turqia është duke përparuar me hapa të sigurt drejt qenies një nga 10 ekonomitë më të mëdha në botë.

Suksesi në ekonomi, ka bërë që kompanitë e mëdha të huaja ta kthejnë vështrimin nga Turqia.

Një prej tyre është edhe kompania gjigande tajvaneze e motorëve.

Ministri i Ekonomisë Zafer Çallajan mori pjesë në konferencën e shtypit të organizuar për shpjegimin e hyrjes në tregun turk të kompanisë prodhuese të motorëve dhe të pajisjeve shtëpiake TECO.

Duke theksuar se Turqia është në vend lokomotivë për investitorët e huaj, Ministri Çallajan tha se biznesmenët e huaj me të cilat ai është takuar jashtë shtetit flasin me lëvdata për suksesin ekonomik të Turqisë.

Çallajan tha se edhe më shumë investitorë të huaj kanë për të ardhur në Turqi në të ardhmen.

Zafer Çallajan theksoi se kompania tajvaneze do të investojë 1 miliardë dollarë në Turqi.

Më pas ai mori pjesë në Darkën e Punës për Afaristët Azerbajxhanas me Veprimtari në Turqi organizuar nga Këshilli i Marrëdhënieve Ekonomike me Jashtë.

Kryefjala e fjalimit të Ministrit Çallajan ishte Çështja e Karabakut Malor.

“Nëse Armenia nuk heq dorë nga Karabaku i Sipërm, Turqia dhe Armenia nuk kanë për të pasur asnjëherë një emërues të përbashkët qoftë në marrëdhëniet ekonomike qoftë në ato politike”, tha ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)