06 Janar 2025

Kompanitë shqiptare kanë investuar 206 milion euro jashtë vendit

Tiranë, 4 korrik - Kompanitë shqiptare kanë vijuar zgjerimin e investimeve jashtë vendit, kryesisht në vendet fqinje dhe rajone të tjera në Europë, sipas një raporti të së mërkurës.

Investimet jashtë vendit të kompanive shqiptare u vlerësuan afro 206 milionë euro deri në fund të 2012-s, sipas Raportit Botëror të Investimeve i Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD).

Raporti nënvizon se kompanitë shqiptare kanë investuar më shumë se ato maqedonase, investimet e të cilës kanë qenë afro 104 milionë dollarë amerikanë dhe të kompanive boshnjake me investime 186 milionë dollarë amerikanë.

Megjithatë investimet shqiptare jashtë vendit u regjistruan më poshtë se investimet e kompanive kroate dhe serbe, të vlerësuara respektivisht 4.5 miliardë euro dhe 2.2 miliardë euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)