Kompanitë italiane të interesuara të investojnë në Mitrovicë
Mitrovicë, 20 shkurt - Kompani të ndryshme italiane kanë shprehur interesimin e tyre që të investojnë në Komunën e Mitrovicës.
Kështu ka deklaruar Daniel Kucic, nga kompania italiane CFM, gjatë një takimi që zhvilloi të enjten me nënkryetarin e Komunës së Mitrovicës, Safet Kamberi.
Kucic shtoi se këta investues të ndryshme nga Italia janë të interesuar për ambientin dhe për lehtësirat që ofron Komuna e Mitrovicës sa i përket investimeve të jashtme.
Ne jemi shumë të interesuar që të investojmë në Mitrovicë. Në së shpejti do të fillojmë të investojmë në ndërtimtari, ku ka shumë biznesmen Italian që janë të interesuar të investojnë këtu, por duam të dinë për ambient këtu dhe lehtësirat që komuna i ofroni ndaj investuesve që vinë nga jashtë, ka thënë ai.
Në anën tjetër, nënkryetari i komunës Kamberi, tha se i mbështet investimet që vijnë nga jashtë, pasi ato janë në të mirë të çdo qytetari të Mitrovicës. Ai tha se komuna do krijoj ambient të përshtatshëm për çdo investues.
Ndryshe, CFM është kompani ndërtimore dhe që nga muaji i ardhshëm do të filloj më investimet në Mitrovicë në fushën e ndërtimtarisë.