Kompanitë holandeze analizojnë rrugët e investimit në Iran
Teheran, 16 shkurt - Dhjetëra kompani holandeze janë duke analizuar rrugët e investimit në Iran.
Sipas një njoftimi me iniciativë të ambasadës iraniane në Hagë është mbajtur një simpozium për prezantimin e mundësive ekonomike dhe të investimit në Iran ku kanë marrë pjesë përfaqësuesit e 115 kompanive holandeze që kryesisht kryejnë aktivitete në fushën e energjisë, bujqësisë, makinerisë së rëndë, industrisë ushqimore, medikamenteve dhe mjekësisë. I pranishëm i në këtë samit ishte edhe znj Marica Askhale, përfaqësuese e Hollandës në PE.
Mësohet se aktualisht 50 kompani holandeze janë shprehur të gatshme të investojnë sa më shpejt në Iran