Kompanitë gjermane investojnë në Azi
Këln, 18 shkurt - Instituti për Studime Ekonomike i Këlnit publikoi të hënën një raport, ku vihet në dukje se thellimi i shkëmbimeve ekonomiko-tregtare mes kompanive gjermane dhe atyre të Azisë Lindore dhe Jugore i krijon sektorit të shërbimeve financiare gjermane mundësi të mëdha zhvillimi në këto rajone.
Sipas raportit, kompanitë gjermane po u kushtojnë gjithnjë e më shumë vëmendje investimeve në vendet e Azisë Lindore dhe Jugore.
Rreth 2/3 e vëllimit të përgjithshëm të investimeve gjermane në Azi kryhen në Kinë, Korenë e Jugut dhe Singapor.
Ndërkohë, investimet e drejtpërdrejta gjermane në Kinë zënë afro 1.3 % të GDP-së së Gjermanisë.