Kinë, rezerva valutore në 2013-n rritet me 432.7 miliardë dollarë
Pekin, 7 shkurt - Nga shifrat paraprake të Administratës Kombëtare të Valutave tregohet se rritja e rezervës valutore në Kinë ka arritur në 432.7 miliardë dollarë në vitin 2013, ku shtimi i rezervës valutore në tremujorin e 4-t arriti në 131 miliardë dollarë.
Sipas të dhënave, në tremujorin e 4-t të vitit 2013, suficiti i llogarisë korente i Kinës arriti në 49.8 miliardë dollarë dhe fluksi neto i investimeve të huaja direkte arriti në 59.1 miliardë dollarë.
Këto dy zëra përbëjnë 83% të rritjes së rezervës valutore në tremujorin e 4-t.