Kinë, inflacioni u rrit 3 për qind në nëntor
Pekin, 9 dhjetor - Indeksi i çmimeve të konsumit në Kinë (CPI), një matës kryesor i inflacionit u rrit 3 për qind gjatë nëntorit, krahasuar me 3.2 për qind në tetor, informon Zyra Kombëtare e Statistikave (NBS).
Sipas të dhënave inflacioni u rrit 3për qind në qytete dhe 3.1 për qind në zonat rurale.
Çmimet e ushqimeve krahasuar me një vit më parë shënuan një rritje prej 5.9 për qind, ndërsa çmimet e artikujve joushqimorë u rritën me 1.6 për qind, bën të ditur NBS.
Indeksi i çmimeve të konsumit gjatë 11 muajve të parë të vitit u rrit me 2.6për qind, ndërsa qeveria kishte parashikuar një rritje prej 3.5 për qind.
Sipas të dhënave të Zyrës kombëtare të statistikave, indeksi i çmimeve të prodhimit, që mat inflacionin në tërësi, në nëntor ishte 1.4 për qind, ndërsa në tetor shënoi shifrën 1.5 për qind.