Kinë, inflacioni rritet me 3.1 në shtator
Pekin, 14 tetor - Indeksi i çmimeve të konsumit (CPI) i Kinës, matësi kryesor i inflacionit, u rrit 3.1 për qind nga viti në vit në shator, nga 2.6 për qind që ishte në muajin gusht, njoftoi të hënën Byroja Kombëtare e Statistikave.
Në nëntë muajt e parë, rritja e CPI-së ishte mesatarisht 2.5 për qind, më poshtë se objektivi i qeverisë prej 3.5 për qind.
Sipas ekspertit të byrosë, Yu Qiumei, rritja e shtatorit i atribuohet rritjes së çmimit të ushqimeve si pasoje e Festës Kombëtare, thatësirës dhe përmbytjeve në disa zona.
Çmimet e ushqimeve zënë një të tretën në llogaritjen e CPI-së.
Muajin e kaluar, çmimet e ushqimeve u rritën 6.1 për qind nga vitit në vit, ndërkohë që çmimet e produkteve jo ushqimore u rritën me 1.6 për qind.
Byroja e Statistikave bëri të ditur gjithashtu se Indeksi i Çmimeve të Prodhimit ra me 1.3 për qind në shtator në krahasim me një vit më parë.