Kina, tregu më i madh i arit në botë në 2013-n
Londër, 19 shkurt - Kina u bë tregu më i madh i arit në botë për herë të parë në vitin 2013, thuhet në \"Raportin e prirjeve të kërkesës për ar\" të publikuar të martën nga Këshilli Botëror i Arit me qendër në Londër.
Sipas raportit, kërkesa për ar në Kinë vjet shënoi shifrën rekord prej 1 066 tonësh, me një rritje vjetore 32 për qind.
Rritja e kërkesës së konsumatorëve për ar lidhet kryesisht me uljen e theksuar të çmimeve në tremujorin e dytë.
Në shkallë globale, kërkesa për ar në vitin 2013 ra me 15 për qind krahasuar me vitin 2012.
Shtetet e Bashkuara janë vendi që zotëron sasinë më të madhe të arit në botë me 8133.5 tonë, ndërsa Kina renditet e 6-ta me 1054.1 tonë.
\"Ende e shohim Kinën në rrugën e zhvillimit afatgjatë dhe ajo patjetër do të japë një kontribut të madh në treg sivjet, dhe ka shumë gjasa të vijojë të jetë tregu më i madh i arit në botë deri në fund të vitit,\" u shpreh Marcus Grubb, menaxheri për investimet në Këshillin Botëror të Arit.