05 Janar 2025

Kina shton eksportet në tregjet e reja

Pekin, 10 maj - Kina ka shpejtuar rregullimin strukturor të tregtisë së jashtme dhe ka pasur përparim të dukshëm në këtë drejtim.

Ministria e Tregtisë kineze bëri të ditur se vjet është shtuar shpejt vëllimi i eksportit të produkteve kineze në tregjet e reja dhe vendet në zhvillim.

Në një konferencë shtypi të organizuar të enjten, nënkryetari i Shoqatës së Ndërmarrjeve të Import-Eksportit të Produkteve të Industrisë së Lehtë Li Wenfeng tha se vitin e kaluar eksporti i këtyre produkteve nga Kina në vendet anëtare të ASEAN-it, Afrikës së Jugut, Brazilit, Rusisë etj., u shtua përkatësisht 42.7 %, 29.6%, 21.7% dhe 17.5%.

Nga ana e tij, zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë Yao Jian u shpreh se, edhe pse është ulur në mënyrë të dukshme eksporti i lëndëve djegëse natyrore, metaleve të ndryshme, mineraleve jometalike etj., është duke u ngritur vëllimi i produkteve industriale të eksportuara.

\"Pajisjet e transportit me shina janë futur në tregun ndërkombëtar. Gjithashtu, rritje të shpejtë shënoi edhe eksporti i agregateve të prodhimit të energjisë elektrike, i linjave të prodhimit të çimentos, i anijeve të mëdha të transportit etj.,\" bëri të ditur z. Yao.

Vitet e fundit Kina ka marrë masa të tilla, si ulja e tarifave doganore, lehtësimi i mbikëqyrjes së importeve etj., për të shtuar më tej këto të fundit.

Vëllimi i importit të Kinës ka pasur një rritje mesatare vjetore prej 13.7% që nga viti 2007.

Shtimi i importeve jo vetëm ka luajtur një rol të rëndësishëm në shkallëzimin e strukturës së brendshme industriale, garantimin e furnizimit me energji e burime natyrore dhe nxitjen e konsumit të brendshëm, por edhe ka përmirësuar gjendjen e bilancit tregtar.

Vjet suficiti tregtar i Kinës u ul 11.9 % në krahasim me para pesë vjetësh, duke zënë 2.8 % të GDP-së së vendit, shifër kjo brenda kritereve ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)