Kina shton blerjen e bonove amerikane të thesarit
Pekin, 20 nëntor - Kina shtoi në shtator blerjen e bonove amerikane të thesarit në shumën e 25.7 miliardë dolllarëve amerikanë, duke shënuar nivelin total në 1 trilion e 293.8 miliardë dollarë amerikanë.
Shifrat u publikuan të hënën nga Departamenti Amerikan i Thesarit, sipas të cilit Kina mbetet ende zotëruesja më e madhe e bonove amerikane të thesarit.
Që prej dhjetorit të vitit 2012, niveli i bonove amerikane të blera nga Kina ka ruajtur shumën e 1.2 trilionë dollarëve amerikanë.
Ekonomisti i njohur kinez Cheng Siwei ka theksuar më parë se Kinës i duhet një kanal i sigurt investimi dhe bonot amerikane janë një zgjedhje e mirë.
Krahas kësaj, qeveria kineze ka theksuar shpeshherë që bonot amerikane janë një \"treg\" i rëndësishëm për Kinën.
\"Shtimi apo pakësimi i blerjeve janë veprime normale të investimit dhe Kina do të përmirësojë dhe rregullojë investimet e saj në bazë të gjendjes së tregut,\" deklaroi Pekini.