Kina po ndërton 18 zona të tregtisë së lirë
Pekin, 5 dhjetor - Drejtoria e Marrëdhënieve Tregtare Ndërkombëtare në Ministrinë e Tregtisë të Kinës bëri të ditur të mërkurën se tani Kina po ndërton 18 zona të tregtisë së lirë, të cilat do të lidhin 31 vende dhe rajone.
Tashmë janë nënshkruar 12 marrëveshje për krijimin e zonave të tregtisë së lirë me ASEAN-in, Singaporin, Pakistanin, Zelandën e Re, Kili, Perunë, Kosta-Rikën, Islandën dhe Zvicrën.
Gjithashtu, Kina ka përfunduar studimin e përbashkët me Indinë për të ashtuquajturin Rregullim i Tregtisë Rajonale dhe po fillon studimet e fizibilitetit me Kolumbinë, Sri-Lankën etj.
Kina ka ndërtuar tashmë në fazën fillestare rrjetin e zonave të tregtisë së lirë globale.