Kina, konsumatori më i madh i verës në botë
Pekin, 21 shkurt - Në studimin e fundit publikuar më 20 shkurt në Ekspozitën ndërkombëtare të verërave thuhet se që nga viti 2012, Kina kryeson listën e vendeve konsumuese të verës në botë.
Sipas raportit, gjatë 10 vjetëve të fundit konsumi i verërave në Kinë është shtuar çdo vit me 25 për qind, ndërsa në vitin 2013, ky konsum u ul 2.2 pë qind krahasuar me vitin 2012.
Nga viti 2007 deri në vitin 2013, konsumi i verërave në Kinë është shtuar 2.75 herë, ndërsa në Itali dhe Francë është pakësuar, përkatësisht 5.8 dhe 18 për qind.
Në listën e konsumit të verërave në botë, zona e Azi-Paqesorit mbetet prapa Evropës dhe Amerikës së Jugut dhe Veriut, duke zënë vendin e tretë, por kjo është zona me rritjen më të shpejtë në botë.