Kina dhe Zvicra nisin zbatimin e marrëveshjes së Tregtisë së Lirë
Bernë - Pekin, 2 korrik - Marrëveshja e Tregtisë së Lirë mes Kinës dhe Zvicrës hyri në fuqi më 1 korrik.
Marrëveshja që u nënshkrua para një viti, është e para midis Kinës dhe një vendi të Europës Kontinentale.
Sipas marrëveshjes, afro 99.7% e produkteve kineze që do të eksportohen në Zvicër do të përjashtohen menjëherë nga tarifat, ndërsa 84% e produkteve zvicerane që eksportohen në Kinë do të kenë tarifa zero.
Zvicra është partneri i pestë tregtar europian më i madh i Kinës, me një vëllim tregtie prej 59.5 miliardë dollarësh amerikanë në vitin 2013.