Kina dhe Europa nënshkruan marrëveshje për shkëmbim monetar
Pekin, 11 tetor - Kina dhe Europa kanë nënshkruar të mërkurën një marrëveshje për shkëmbim monetar me një vlerë prej 350 miliardë juanësh apo 45 miliardë eurosh, njoftoi të enjten Banka Popullore e Kinës.
Kjo marrëveshje ka një afat 3-vjeçar, dhe mund të zgjatet nëse bien dakord të dyja palët.
Banka Popullore e Kinës bëri të ditur se shkëmbimi i monedhave do të nxisë lëvizshmërinë e juanit në tregun europian si dhe përdorimin e tij jashtë Kinës, duke favorizuar tregtinë dhe investimet dypalëshe.
Marrëveshja dypalëshe simbolizon gjithashtu edhe progresin e ri të bashkëpunimit në fushën monetare dhe financiare midis Bankës Qendrore Kineze dhe asaj europiane