Kina dhe Brazili marrëveshje për këmbimin e monedhave
Pekin, 24 mars - Kina dhe Brazili pritet të nënshkruajnë së shpejti një marrëveshje nëpërmjet bankave qendrore për këmbimin e monedhave, njoftoi të premten zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Hong Lei.
Ministri brazilian i Tregtisë Fernando Pimentel, tha se Brazili shpreson se marrëveshja do të nënshkruhet javën e ardhshme gjatë samitit të BRICS-it.
Dy bankat qendrore arritën marrëveshjen dypalëshe për këmbimin e monedhave, me vlerë 190 miliardë juanë, tha Hong, duke shtuar se vendosja e mekanizmit të këmbimit të monedhave midis Kinës dhe Brazilit do të shtyjë përpara bashkëpunimin tregtar dhe do të garantojë stabilitetin fiskal.