Kina cilësohet vendi më i rëndësishëm i tregjeve botërore
Pekin, 15 maj - Kina është cilësuar për vitin 2014 vendi më i rëndësishëm i tregjeve botërore kryesisht në të gjitha lëndët e para, ku çmimet vijojnë ende të mbeten në nivele mjaft të larta, bëhet e ditur nga raporti Cyclope 2014″ publikuar të mërkurën.
\"Kina ka një rol kyç në tërësinë e tregjeve botërore. Ajo është aktori më i fuqishëm praktikisht në të gjtha produktet, drithërat, metalet duke kaluar nga mishi, qumështi dhe qymyri\", shpjegoi Fipil Chalmin, profesor në Universitetin Paris-Dauphine dhe në krye të një ekipi prej 60 hulumtuesish për këtë raport.
Vetëm se produktet më pak të interesuara janë kafeja dhe kakao, që kinezët konsumojnë pak për momentin.
Ngadalësimi i aktivitetit në vijim dhe në të ardhmen nuk duhet të shkaktojë ndryshime të mëdha, mund të lexohet në raport.