Kërkohet më shumë punë për tërheqjen e investimeve
Prishtinë, 20 shtator - "Rezultatet e studimit mbi ambientin investiv në Kosovë obligojne si OEK-un ashtu edhe institucionet tjera që të jenë më aktiv në tërheqjen e investimeve të huaja, tha kryetari i Odes Ekonomike te Kosoves", Safet Gerxhaliu.
Në fjalën hyrëse kryetari Gërxhaliu falënderoi qeverinë gjermane dhe veçanërisht GIZ gjerman për mbështetjen e ofruar në realizim të këtij studimi.
Kreu i OEK-ut vuri theks të veçantë problemit në qasjen në financa, lejet për ndërtim, stabilitet ekonomik, politik dhe infrastrukturë, duke u ndalur veçanërisht në fokusimin rreth prodhimit vendor që do të ndikonte në rritjen e aftësisë tonë për konkurrueshmëri.
Nga ana tjerët përfaqësuesi i GIZ, Hyseni në fjalën e tij tha që është e rëndësishme që përpjekjet të japin rezultatet dhe hulumtimet që janë duke u bërë duhet të merren si shtytje për ministritë relevante në Kosovë për të kontribuar sa më shumë në përmirësimin e ambientit investues.
Sekretari i OEK-ut, Berat Rukiqi në prezantim të rezultateve theksoi mangësinë e ligjit mbi mbrojtjen e investimeve, si njëri nga gjeneratorët kyç në tërheqje të IHD-ve.
Ai po ashtu përmendi kontributin e Odave të tjera bashkëpunëtore në realizimin e këtij studimi si forma më e mirë për kontaktim sa më të afërt me investitorët.
Rezultatet mund të kumtohen që përçojnë sinjale pozitive me qenë se 77% e investitorëve janë deklaruar që do të konsideronin Kosovën si vend për të investuar sërish, por pjesa e mbetur prej 23% paraqet kompanitë që nuk do të bënin një gjë të tillë, andaj ne duhet të fokusohemi në identifikimin e arsyes pse këto kompani nuk janë të gatshme të investojnë më në vendin tonë, tha ndër të tjera z. Rukiqi.
Nga ky studim dalim rekomandimet te cilat shume shpesh i kane theksuar organizatat e biznesit. Nder to tri më të rëndësishmet vlerësohen të jenë: të ndryshojë qasja rreth promovimit të investimeve dhe dy, të aplikohen nga janari stimulimi fiskal dhe të ofrohet mbrojte më e madhe ligjore.
Bardhyl Metaj nga Oda Gjermane tha se duhet të krijohet qasja e krahasimit me regjionin, që kërkon qe Qeveria te ketë qasje me proaktive duke reaguar ndaj indikatorëve të ndryshimit, ndërsa ne jemi shumë më të ngadalshëm.
Prezantimi i studimit është bërë në kuadër të Klubit të Investitorëve të Huaj ku anëtarë të bordit të këtij klubi janë të gjitha odat e përfaqësuara në Kosovë dhe IPAK-u.
Rekomandimet e dala nga ky studim, nga Klubi i Investitorëve të Huaj do ti dërgohen një zërit për shqyrtim Qeverisë së Republikes se Kosovës.