08 Janar 2025

KE kërkon tejkalim të krizës tregtare Kosovë - Maqedoni

Bruksel, 9 shtator - Komisioni Evropian (KE) ka reaguar sot lidhur me situatën e krijuar të embargos dhe marrëdhënieve të përkeqësuar tregtare dhe ekonomike midis Kosovës dhe Maqedonisë. 

Brukseli ka kërkuar dialog midis dyja palëve dhe të respektohen detyrimet që dalin nga marrëveshja rajonale për tregti të lirë CEFTA.

 “Ne jemi duke kërkuar sqarimin e masave të fundit të raportuara dhe presim që të gjitha palët të respektojnë detyrimet e tyre që dalin nga marrëveshja CEFTA”, ka theksuar Peter Stano, zëdhënësi i evrokomisionerit për zgjerim, Shtefan Fyle. 

Ai nuk ka dashur që të hyjë në detaje se KE a do të ndërhyjë në mënyrë më të drejtpërdrejt për tejkalimin e kësaj situate të krijuar midis dy vendeve fqinje.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)