KE duhet të këtë mandat të qartë për tregtinë me SHBA-në
Paris, 26 mars - Vendet e rajonit evropian duhet t'i japin ''një mandat të qartë, të saktë dhe të vendosur'' Komisionit Evropian, në kuadër të negociatave mbi marrëveshjen e tregtisë së lirë me SHBA-në, deklaroi ministrja franceze për Tregtinë e Jashtme.
''Synojmë në një mandatim preciz, të qartë dhe të vendosur, sepse shpesh herë kemi qenë dëshmitarë të faktit që aktivizimi i Komisionit Evropian për përmbylljen e marrëveshjeve për tregti të lirë i bërë mbi bazën e një mandatimi jo tepër të vendosur, ka sjellë vështirësi të dukshme (...) kjo më tepër në momentin e siglimit të tyre'', deklaroi ministrja franceze për Tregtinë e Jashtme, Nicole Bricq, gjatë një konference për shtyp të dhënë të hënën në Paris lidhur me çështjen në fjalë.