Kapet substancë narkotike në aeroportin e prishtinës
Prishtinë 16 prill - Dogana e Kosovës së bashku me policinë kanë arritur të kapin një sasi substancash narkotike në Aeroportin e Prishtinës.
Në orët e mëngjesi me fluturimin nga Stambolli ka arritur një udhëtar tek i cili janë gjetur mbi 2.5 kilogram të substancës narkotike kokainë. Oficerët policor gjatë kontrollit të pasaportave kanë ngritur dyshimet tek ky person, pasi kishte shtetësi kolumbiane.
Oficerët doganor e kanë ndalur personin dhe kanë filluar kontrollën detale të valixheve të tij, ku si rezultat u arritën të gjenden 7 paketime të dyshimta. Të gjitha paketimet ishin të fshehura në çantën e kompjuterit personal dhe në gjësendet personale. Pas hapjes së tyre është vërejtur se përmbajnë substanca narkotike.
Sasia e saktë ishte 2.6 kilogram e substancës narkotike të llojit kokainë.
Dogana ka transferuar rastin tek Policia e Kosovës e cila ka bërë edhe arrestimin e personit.