Kapen mallra gjatë tentim kontrabandës në Vërmicë
Prishtinë, 14 shkurt - Dogana e Kosovës ka njoftuar se dje në orët e pasditës njësitet e Doganës kanë arritur të parandaloj një tentim kontrabande nga Republika e Shqipërisë, ku në një furgon janë gjetur një sasi e konsiderueshme e mallrave higjienike të fshehura.
Adriatik Stavileci zëdhënës i doganës ka thënë së pas selektimit të këtij automjeti oficerët Doganor kanë pyetur vozitësin se a ka mallra për të deklaruar ku përgjigjja ishte se nuk kam asgjë për te deklaruar, ku dhe pastaj ka filluar edhe kontrolli i detajuar i furgonit, pas kontrollit kemi hasur në mall të fshehur ne disa pjese te ndryshme te furgonit si në dyert e brendshme, tek goma rezervë, nën ulëse etj.
Personi me këtë rast sipas Stavilecit ka shkaktuar kundërvajtje doganore duke shkelur nenin 279 të Kodit të doganës dhe akcizës, ku edhe mallrat i janë nënshtruar sekuestrimit dhe ndaj personit është hapur procedura kundërvajtjes.