Juani, valuta e dytë në botë për transaksionet financiare
Pekin, 4 dhjetor - Monedha kineze u bë në tetor valuta e dytë më e përdorur në botë për transaksionet financiare duke ia kaluar edhe euros, njoftoi të martën shoqëria financiare ''Swift''.
Pjesa e renminbit (monedha e popullit, emri tjetër i juanit - shën. përkth.) në transaksionet financiare "tradicionale" në botë u rrit nga 1,89 për qind në janar 2012 në 8,66 për qind në tetor 2013 "duke e ngjitur menjëherë atë në vendin e dytë të valutave më të përdorura", theksoi ''Swift'' në një komunikatë.
Tani, dollari amerikan mbetet ende monedha më kryesore në financim tregtar që zë 81.08% të vëllimit total botëror. Ndërsa, monedha europiane, euro nxë vetëm 6.64% të financimit global.