Japonia vendos të eksportojë armë
Tokio, 6 dhjetor - Qeveria japoneze e kryesuar nga Shinzo Abe vendosi të enjten hartimin e një rregulloreje të re për eksportimin e armëve, dhe heqjen e pengesave të tanishme që ndalojnë eksportin e tyre, njoftoi Agjencia e Lajmeve Asahi Shimbun.
Qeveria japoneze do të përpiqet të mbarojë hartimin e rregullores brenda vitit. \"Nëse të hartohet rregullorja e re, eksporti i armëve do të vendoset nga Këshilli Sigurisë Kombëtare, që përgjigjet për politikën e jashtme dhe të sigurisë të Japonisë.
Rregullorja e re pritet të ndryshojë qëndrimin e Japonisë që për afro 40 vjet ka ndaluar eksportimin e armëve japoneze, ndërsa do të jetë një mundësi bashkëpunimi me vende të tjera në fushën e prodhimit të armëve,\" komenton Asahi Shimbun.