Japonia dhe Bashkimi Europian liberalizojn tregtinë
Prishtinë, 25 mars - Japonia dhe Bashkimi Europian ranë formalisht dakort për liberalizimin e tregtisë mes dy zonave ekonomike, që kryeministri Japonez tha se përbëjnë 30 përqind të ekonomisë globale.
Marrëveshja formale u arrit në një bisedë telefonike mes lidervë të Bashkimit Europian dhe kryeministrit japonez, Shinzo Abe dhe u njoftua fillimisht në Tokio nga Toshimitsu Motegi, Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë në Japoni.
Ky pakt mes Tokios dhe Brukselit mbërrin në një kohë kur mes BE-së dhe Shteteve të Bashkuara janë intensifikuar bisedimet për nënshkrimin e një marrëveshje, ku në qendër do të jetë sërish tregtia e lirë.
Marrëveshje të tilla synojnë heqjen e barrierave doganore për një pjesë të madhe të produkteve që shkembehen mes Shteteve të Bashkuara, Japonisë dhe Bashkimit Europian, si dhe lehtësimin e tyre për shumë mallra të tjerë.
Politikat lehtësuese kanë lindur si nevojë mes vendeve të zhvilluara për ti bërë ballë konkurencës së Kinës, vend ku kostoja e prodhimit është shumë herë me e ulët se në Japoni, BE apo SHBA.