09 Janar 2025

Investues francez do të investojnë në materiale elektrike

Mitrovicë, 15 maj - Gjatë takimit të tyre me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri,  investues francez kanë shprehur interesimin për të filluar me investime në   sektorin e prodhimeve të materialeve elektrike.

Timenez Faustino, tha se ka një bashkëpunim të gjatë me më kompanitë kosovare dhe se tash ka vendos  që të hap një kompani  për prodhimin e materialeve elektrike në Mitrovicë.

Faustino ka njoftuar  se Kompania e tij  fillimisht do të bëjë trajnimin e stafit këtu, pasi  materiali është specifik, i cili do të importohet këtu.

“Ne jemi të bindur të bëjmë hapjen e kompanisë këtu në Kosovë. Fillimisht punëtorët lokal do t`i trajnojmë për  përdorimin e   materialit  specifik që vjen nga Franca, në mënyrë që ata të  përgatitën për punë”, tha ai.

Investitori Faustini sqaroi se prodhimet nga kjo kompani do të eksportohen për në tregun evropian dhe posaçërisht në atë të Francës.

Ndërsa, kryetari  Bahtiri ju tha mysafirëve,  se do  të t`i mbështes në realizimin e objektivave  të tyre. Ai tha se është me rëndësi që të investohet në Mitrovicë.  Bahtiri   tha po ashtu,  se investuesit do të kenë shumë lehtësira pasi tash është krijuar zona e lirë ekonomike, ku do të ofrohen shumë mundësi të mira për investime të huaja.

“Për çfarëdo që keni nevojë, do të ju mbështesim pa rezervë, në mënyrë që sa më parë të filloni me  punën që e keni planifikuar. Ju jeni të mirëseardhur për të investuar këtu. Mitrovica ofron  shumë mundësi për investime. Këtu tani ka siguri të mjaftueshme dhe janë të gjitha kushtet për të investuar”, tha kryetari Bahtiri.

   
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)