09 Janar 2025

Investitorë nga Kroacia të gatshëm të investojnë në Mitrovicë

Mitrovicë, 10 mars - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, priti të hënën në takim ambasadorin e Kroacisë në Kosovë, Zoran Vodopija, me të cilin bisedoi për gjendjen aktuale në Mitrovicë. Me theks të veçantë u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit ekonomik.

Ambasadori kroat, theksoi se investitorë nga Kroacia janë të gatshëm që në të ardhmen e afërt të investojnë në Komunën e Mitrovicës.

“Ne nuk kemi mundësi që të bëjmë investime të mëdha, por  Kroacia është e njohur në fushën e ndërtimeve. Në këtë fushë ne do të mund të investojmë në të ardhmen në Kosovë, saktësisht në Mitrovicë”, tha ai.

Ndërsa, kryetari Agim Bahtiri, shprehu vullnetin për thellimin e marrëdhënieve miqësore me shtetin dhe popullin kroat. Ai e njoftoi ambasadorin për sfidat dhe problemet që i ka  Komuna e Mitrovicës.

“Jemi duke punuar që gjendja në Mitrovicë të merr një kahje tjetër, drejt zhvillimit ekonomik”, ka thënë Bahtiri.

Ai theksoi se Mitrovica është ndër qytetet më të pazhvilluara, jo vetëm në Kosovë. “Në këtë qytet ka shumë probleme, ekonomia është e pazhvilluar. Unë pasi kam ardhur këtu, kam shumë projekte, sidomos për zhvillimin ekonomik dhe do të bëjë gjithçka që t`i realizoj”, ka thënë Bahtiri.

Kreu i Komunës së Mitrovicës, foli për krijimin e Zonës së Lirë  Ekonomike  si dhe për lehtësirat që do të krijoheshin për të gjithë investitorët e jashtëm. “Së shpejti, këtu do të jetë edhe Zona e Lirë Ekonomike, ku do të krijohen mundësi për investitorët potencialë”.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)