09 Janar 2025

Investimet kanadeze të mirëseardhura për Kosovën

Prishtinë, 10 shkurt - Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Fadil Ismajli priti në një takim ambasadoren e Kanadasë në Kroaci, Louise LaRocque, me të cilën ka diskutuar për bashkëpunimin në mes të dy vendeve tona dhe intensifikimin e tij ne te ardhmen.

 “Kosova është një vend atraktiv për të investuar në fushën energjisë, siç janë burimet e ripërtëritshme, minierat dhe mineralet, po ashtu fusha  e tregtisë dhe industrisë janë po aq atraktive ku shteti Kanadasë mund t’i drejtojë investimet drejt Kosovës”, u shpreh ministri Ismajli.

Më tej numri një i zhvillimit ekonomik të vendit ka pohuar se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë dy kategori të ndërmarrjeve ku investimet janë të mirëseardhura dhe njëkohësisht të domosdoshme për një zhvillim me të qëndrueshëm ekonomik të vendit.

Ambasadorja LaRocque e ka falënderuar ministrin Ismajli për pritjen duke shtuar se temat që i kanë diskutuar në këtë takim për fushën e energjisë, tregtisë dhe industrisë janë të rëndësishme për ecjen përpara të bashkëpunimit në mes të dyja vendeve.

Në takim po ashtu është  biseduar për mundësinë e pjesëmarrjes së Kosovës respektivisht MZHE –së në panairin botërorë të minierave dhe mineraleve, ku Kosova do të mund edhe më tej të shtrinte mundësitë e bashkëpunimit në këto fusha me shtete të zhvilluara dhe të prezentonte pasuritë e veta para investitorëve kryesorë botëror.

Në javen e parë të muajit mars, në Toronto të Kanadasë mbahet panairi i minierave ku do të marrin pjesë rreth njëzetë mijë pjesëmarrës. Edhe Kosova do të jetë pjesëmarrëse e këtij panairi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)