10 Janar 2025

Investimet e huaja direkte në botë arritën në 1.45 trilionë dollarë

New York, 25 qershor - Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin e Tregtisë (UNTCAD) publikoi të martën "Raportin Botëror të Investimeve 2014", ku thuhet se në vitin 2013 investimet e huaja direkte (FDI) arritën në 1.45 trilionë dollarë, një rritje 9% në krahasim me vitin 2012.

Sipas raportit, në vitin 2013, flukset e FDI-ve për ekonomitë e zhvilluara kanë arritur në 566 miliardë dollarë, dukë u llogaritur në 40% të flukseve globale.

Ndërkohë, flukset e FDI-ve për ekonomitë në zhvillim arritën në shifrën e 778 miliardë dollarëve, duke zënë 54% të flukseve globale.

Në këtë raport Kina është vlerësuar tejet pozitivisht, duke u renditur e dyta në botë, pasi ka tërhequr 123.9 miliardë dollarë, një rritje 2.3% nga viti paraardhës. Ndërkohë, ajo renditet si investuesja e tretë në botë pas SHBA-së dhe Japonisë, me një vlerë totale investimi prej 101 miliardë dollarësh, një rritje prej 15%. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)