Inspektoret e tregut diskutojn për fushën e sigurisë
![Inspektoret e tregut diskutojn për fushën e sigurisë](https://ekonomia.info/repository/images/main/Inspektoret_e_Tregut.jpg)
Prishtinë, 1 gusht - Organizuar nga inspektorati i tregut i Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë, në Prishtinë është mbajtur takim pune/ punëtori me inspektoret e tregut të vendosur në komunat e Kosovës lidhur me temën: Te arriturat dhe sfidat gjatë mbikëqyrjes së zbatimit të ligjeve.
Takimi u hap nga Krye-inspektori i Inspektoratit të Tregut i cili para inspektoreve të tregut të cilët veprojnë në 37 Komuna të Republikës së Kosovës, beri prezantimin e kornizës ligjore e cila ka hyre në fuqi gjatë pjesës së parë të këtij viti me theks të veçantë në fushën e sigurisë se përgjithshme të produkteve.
Gjithashtu në ketë takimi pune /punëtori janë diskutuar të arriturat dhe sfidat e inspektoreve të tregut gjatë mbikëqyrjes së zbatimit të ligjit për tregti të brendshme (shitësit lëvizës/ambulator dhe ekspozimi i mallrave jashtë objekteve shitëse ) si dhe zbatimi i ligjit për tregtimin e duhanit .
Gjatë këtij takimi inspektorët e tregut u njoftuan me aktivitete dhe masat e ndërrmarrura në fushën e sigurisë së produkteve në ndalimin, respektivisht tërheqjen e produkteve të pa sigurta nga tregu.
Në ketë takim rendësi i është dhëne edhe prezantimit të planit të punës së Task Forcës për luftimin e piraterisë dhe falsifikimit të produkteve, çështje kjo shume aktuale dhe me prioritet në dikasteret e Qeverise së Republikës së Kosovës, ku pjesë e Task Forcës është edhe inspektorati i tregut.
Ne përmbyllje të takimit u diskutua lidhur me sfidat me të cilat po përballen inspektoret e tregut te cilët aktualisht veprojnë brenda administratës komunale si dhe është diskutuar për hapat qe do të ndërmerren me qellim të krijimit të një tregu unik me produkte dhe shërbime të sigurta, konkurrence fer për gjithë operatoret ekonomik te cilët veprojnë ne tregun e brendshëm, dhe çdo here me prioritet mbrojtjen e të drejtave ligjore dhe ekonomike të konsumatorit.