Inflacionii në Eurozonë regjistron rënie prej 1,3 për qind
Bruksel, 17 shtator - Inflacioni regjistroi rënie në zonën euro, gjatë muajit gusht, në 1,3 për qind në një vit, kundrejt 1,6 për qind një muaj më parë, njoftoi sot Zyra Evropiane e Statistikave "Eurostat", që publikoi një vlerësim të dytë.
Niveli i regjistruar gjatë muajit gusht tregon rënie të vazhdueshme të inflacionit, që nga viti i fundit.
Çmimi i ulët i energjisë elektrike në -0,3 për qind, kundrejt një rritje prej +1,6 për qind në korrik ndikoi në rënien e inflacionit në zonën euro, përgjatë muajit gusht.
Norma e inflacionit ishte 2,6 për qind një vit më parë, në gusht të 2012-ës.
Shifrat e inflacionit mbetën nën objektivin e vendosur nga Banka Qëndrore Evropiane.