Inflacioni në Eurozonë shënon nivelin më të ulët historik
Bruksel, 1 korrik - Përqindja e inflacionit në Eurozonë vijon prej katër vjetësh të jetë në nivelin më të ulët historik. Sipas Eurostat, edhe për qershorin inflacioni qëndroi në nivelin 0.5%.
Në fillim të qershorit, Banka Qendrore Europiane njoftoi uljen e normës bazë të interesit dhe si rezultat, Eurozona hyri për herë të parë në periudhën e përqindjes negative të interesit.
Presidenti i Bankës Qendrore Europiane Mario Draghi u shpreh se zbatimi i politikës më të lehtë monetare ka për qëllim që të forcojë aftësinë paguese duke e ndihmuar përqindjen e inflacionit në Eurozonë të kthehet në nivelin e rreth 2 për qind.