Inflacioni në Eurozonë regjistroi rënie gjatë muajit shtator
Bruksel, 1 tetor - Inflacioni regjistroi rënie përgjatë muajit shtator, në zonën euro duke arritur nivelin më të ulët, që nga fillimi i muajit shkurt në vitin 2010, sipas të dhënave nga Zyra Evropiane e Statistikave, Eurostat.
Inflacioni qëndroi në +1,1 për qind në një vit pas +1,3 për qind muajin e kaluar.
Çmimi tepër i ulët i energjisë elektrike në -0,9 për qind, kundrejt -0,3 për qind përgjatë muajit gusht ka ndikuar në rënien e inflacionit në zonën euro.
Shifrat e inflacionit për muajin shtator mbetën nën objektivin e vendosur nga Banka Qëndrore Evropiane.