Inflacioni i Turqisë shënon rritje për 9,16 për qind
Ankara, 4 korrik - Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) publikoi të dhënat e Indeksit të Çmimeve të Konsumatorit dhe Indeksit të Çmimeve të Prodhuesit Brenda Vendit për muajin qershor.
Sipas raportit të TUIK-ut, inflacioni vjetor për periudhën qershor 2013 qershor 2014 ka regjistruar rritje me 8,31 për qind në çmimet e konsumatorit dhe 9,03 për qind në çmimet e prodhuesit brenda vendit.
Në bazë mujore, Indeksi i Çmimeve të Konsumatorit dhe Indeksi i Çmimeve të Prodhuesit Brenda Vendit janë rritur përkatësisht me 0,31 dhe 0,06 për qind.
Kurse në bazë vjetore, inflacioni ka shënuar rritje me 9,16 për qind në çmimet e konsumatorit dhe 9,75 për qind në çmimet e prodhuesit brenda vendit.
Sakaq, në muajin maj 2014, Indeksi i Çmimeve të Konsumatorit ishte rritur me 0,4 për qind, ndërsa Indeksi i Çmimeve të Prodhuesit Brenda Vendit kishte rënë me 0,52 për qind.
Kurse inflacioni vjetor ishte realizuar me 9,66 për qind në çmimet e konsumatorit dhe 11,28 për qind në çmimet e prodhuesit brenda vendit.