09 Janar 2025

India, njihet si tregu më i madh në botë i bizhuterive të arit

New Delhi, 28 dhjetor - India është tregu më i madh në botë për bizhuteritë e floririt. Njerëzit i blejnë ato për festa, dasma dhe raste të tjera gëzimi.

Mbi 50 përqind e bizhuterive të arit në Indi blihen për dasma. Në shtetin jugor të Keralës, kërkesa për ar është ndër më të lartat në vend.

Nuk është i pazakontë rasti kur babai i jep një vajze që martohet një dhuratë prej 1,2 kilogram ar, që kushton më shumë se 50 mijë dollarë.

Pas naftës, ari është importi më i madh i Indisë dhe rritja e të ardhurave personale të njerëzve e ka shtuar blerjen e tij. Por importet e arit i kanë dhënë ekonomisë së Indisë një goditje serioze duke rritur deficitin dhe ulur vlerën e monedhës së vendit, e cila ka rënë më shumë se 10 përqind që nga janari i këtij viti.

Për këtë arsye, qeveria indiane po përpiqet të pengojë importin e arit. Ajo ka rritur tre herë taksat e importit si për shufrat e arit ashtu edhe për bizhuteritë. Por, blerja e arit në Indi duket se është e pamundur të ndalet.

Sipas të dhënave, një pjesë e arit tani hyn në vend kontrabandë. Arsyeja? Kjo është një traditë e rrënjosur mjaft në kulturën e vendit dhe një pasion që ekziston prej mijëra vjetësh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)