Indeksi i Çmimeve të Konsumit pësoi rënie për 0,8 për qind
Prishtinë, 14 maj - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Konsumit (IÇK) për muajin prill 2014.
Indeksi i tërësishëm i Çmimeve të Konsumit në Kosovë për muajin prill 2014 pësoi rënie për 0,8 për qind, krahasuar me muajin mars 2014. Shkalla e inflacionit e matur në muajin prill 2014 me muajin prill 2013 ishte 0,2 për qind.
Për prill 2014 krahasuar me mars 2014 -0,8 për qind
Rënie e Indeksit të Çmimeve të Konsumit vërehet te nëngrupet: rryma, gazi dhe lëndë tjera djegëse për -14,8 për qind, vajra dhe yndyra -1,4 për qind, perime -0,5 për qind me një ndikim të përbashkët prej -0,9 për qind në IÇK.
Rënia u neutralizua kryesisht nga ngritja e çmimeve te nëngrupi: pemë 3,9 për qind me një ndikim prej 0,1 për qind në IÇK.
Për prill 2014 krahasuar me prill 2013 0,2 për qind
Ngritje e Indeksit të Çmimeve të Konsumit vërehet te nëngrupet: mishi 3,1 për qind, qumështi, djathi dhe vezët 1,1 për qind, pemët 8,4 për qind, duhani 5,9 për qind, veshjet 3,1 për qind, këpucët 3,8 për qind, rryma, gazi dhe lëndë tjera djegëse për 4,6 për qind, drutë e zjarrit, shërbimet hoteliere 2,8 për qind, me një ndikim të përbashkët prej 1,3 për qind në IÇK.
Po ashtu ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve te nëngrupet: buka dhe drithërat -5,4 për qind, vajrat dhe yndyrat -11,8 për qind, perimet -3,1 për qind, sheqeri dhe ëmbëlsirat -5,4 për qind, përdorimi i pajisjeve për transportin personal - nafta dhe benzina për -3,0 për qind, me një ndikim të përbashkët prej -1,1 për qind në IÇK.