Indekset e bursave aziatike në rritje
Hong Kong, 5 korrik - Tregjet aziatike po rimëkëmbeshin sot, pas publikimit të lajmeve pozitive për ekonominë e Shteteve të Bashkuara te Amerikes.
Indeksi i Hong Kongut ishte rritur 1.8 për qind në mesditë, ndërsa ai Shangait me 1 për qind. Edhe tregjet e tjera aziatike u rritën.
Rritjet në bursën aziatike po pasonin ato në Wall Street, që u vunë re pas dy raporteve që tregonin përmirësimin e tregut të punës në Shtetet e Bashkuara.
Departamenti amerikan i Punës tha se numri i amerikanëve që kërkuan asistencë sociale javën e kaluar u ul me 5 mijë. Ndërsa një raport tjetër njoftonte se në qershor në Shtetet e Bashkuara u hapën dhjetra-mijëra vende të reja pune.