HIB Petrol: Hetimet i kërkuam ne, meqë jemi të pastër
Prishtinë, 13 shkurt - HIB Petrol javën e kaluar ka kërkuar vetë nga organet gjegjëse të hetuesisë ndërmarrjen e hetimeve për të zbuluar të vërtetën përfundimtare lidhur me dyshimet e ngritura për cilësinë e naftës nëpër institucionet shkollore.
Tash, kur u vërtetua nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike se nafta nëpër shkolla nuk paraqet rrezik për shëndetin e fëmijëve, ne jemi të përkushtuar që të shkohet deri në fund me zbardhjen e të së vërtetës, ku besojmë se do të rikonfirmohet përgjegjëshmëria dhe serioziteti i kompanisë sonë.
Secili institucion në Kosovë mund të llogarisë në çdo kohë në bashkëpunimin tonë të plotë në funksion të zbardhjes së çështjes.
\"Derisa këto hetime të mos përfundojnë, do të ishim shumë mirënjohës nëse mediat dhe agjentë të tjerë të opinionit publik, të mos nxitojnë me fajtorët, pasi që në këtë mënyrë mund të ndikojnë në imazhin e HIB Petrol, si një ndër kompanitë më të përgjegjshme dhe ndër kontribuueset më të mëdha të buxhetit të Kosovës\", thuhet në komunikatën e Hib petrollit.