Hapet panairi i bizneseve të vogla
Prishtinë, 21 nëntor - Filloi panairi tregtare për biznese të vogla, organizuar nga Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF), ku do te marrin pjese rreth 100 biznese të cilat kanë marrë mbështetje financiare dhe teknike nga projekti Gjithpërfshirja Sociale dhe Zhvillimi Ekonomik Lokal, financuar nga Banka Botërore.
Qëllimi i këtij Panairi është të promovojë ndërmarrjet e vogla dhe mikro, të mbështetura nga CDF, së bashku me produktet dhe shërbimet e tyre, duke ndikuar kështu në rritjen e vetëdijesimit për përdorimin e prodhimeve vendore dhe në zhvillimin ekonomik.
Në fjalën e saj hyrëse ne hapje te Panairit, Drejtoresha Ekzekutive e CDF-se, znj. Nermin Mahmuti, tha se Nëpërmjet këtij projekti i cili ne mes tjerash ka mbështetur Ndërmarrjet e Vogla dhe Mikro (NVM) , CDF synon të ndihmojë zhvillimin ekonomik lokal në Kosovë duke krijuar mundësi për rritjen dhe qëndrueshmërinë e të ardhurave si dhe duke krijuar mundësi punësimi.
Ajo shtoi se Nga ky projekt deri me tani kane përfituar 257 ndërmarrje te vogla, nga te cilat 54 NVM janë te drejtuara nga femrat. Përveç kësaj janë krijuar 389 vende te reja te punës. Përfitues te këtyre granteve janë banorë të të gjitha komunave të Kosovës, duke përfshirë këtu komunat minoritare dhe multi-etnike. Grantet, në përgjithësi janë ofruar për blerjen e makinerive, veglave apo pajisjeve te ndryshme të punës, dhe në veçanti janë shfrytëzuar për ngritjen e kapaciteteve të ndërmarrësve përmes trajnimeve të specializuara.
Ndërkaq përfaqësuesi i Bankës Botërore për Kosovë Jan Peter Olters u shpreh i kënaqur me ate se cfare po behet per promovimin e nderrmarrjeve tw Vogla ne kosove.
Në emër të Bankës Botërore jemi shume te kënaqur me promovimin e ndërmarrjeve të vogla në Kosovë pavarësisht pengesave te ndryshme. Edhe ky bashkëpunim me CDF tregon qe ekonomia e Kosovës ka potencial për zhvillim, tha perfaqesuesi i Bankes Botërore për Kosovë Olters.
Kurse zv. Ministri i Tregtisë dhe industrisë, Cuneyd Ustaibo, përgëzoi organizatorët e Panairit, ku siç tha ai është panairi i pare i organizuar në Kosovë për ndërmarrjet e vogla dhe mikro.
Ai tha po ashtu tha se Ky panair është mjaft i qëlluar për promovimin e ndërmarrjeve të vogla duke rritur kështu vetëdijesimin për konsumimin e prodhimeve vendore dhe inkurajimin e ndërmarrjeve te vogla.
Panairi për ndërmarrje të vogla dhe mikro do të jetë i hapur tri dite prej dates 21 deri me 23 nëntor, ne Pallatin e Rinise dhe Sporteve në Prishtinë, ku do te marrin pjese rreth 100 biznese te vogla.