Hapet ekspozita e makinave të Luftës së Dytë Botërore
Paris, 20 shkurt - Shumica e makinave janë të pajisura me teknologjinë më të fundit dhe këto quhen makinat e të ardhmen.
Por ekspozita e 39-të e makinave që është hapur në Paris këtë muaj paraqet makina të së kaluarës.
Ky vit shënon 100 vjetorin e Luftës së Parë Botërore që ekspozita i kushton një vemendje të veçantë mjeteve të përdorura nga ushtarët.
Në shtator të vitit 1914, trupat gjermane po avanconin mbi lumin Marne, në veri të Francës.
Komandanti francez, gjeneral Gallieni kishte nevojë sa më shpejt për përforcime, kështu që ai angazhoi 600 taksi të Parisit për të transportuar ushtarët 100 kilometra deri në front.
Taksitë ishin kryesisht Renault dy cilindrash të modelit AG1 pa mbulesë për shoferin dhe pa taksimetër mekanik.
Organizuesi i ekspozitës dhe specialist i mjeteve makinave të Luftës së Parë Botërore, Thierry Farges thotë se ushtria franceze punësoi taksitë sepse nuk kishte mjaft kamionë transporti.
Ne i quajtëm ato taksitë La Marne, sepse ato u përdorën për të transportuar ushratët për në frontin Marne. Taksitë u paguan nga ushtria. Është fantastike.
Në frontin e luftës, kamionët u përdorën kryesisht për transportin e të plagosurve. Farges thotë se shasitë ishin prej druri dhe rrotat me gomë solide për të përshkruar terrene pothuajse pa rrugë.
Ato nuk kishin asgjë, disa prej tyre nuk kishin xham përpara dhe natyrisht skishin as ngrohje. Ishin mjete të papërpunuara, por punën e bënin.
Meqë nuk kanë mbetuar më veteranë të Luftës së Parë Botërore, këto mjete konsiderohen nga shumë njerëz si dëshmitarët e fundit të masakrave që ndodhën në fushëbetejën evropiane.