Gjykata amerikane urdhëron konfiskimin e naftës nga Kurdistani
Washington, 30 korrik - Një gjykatë amerikane ka urdhëruar konfiskimin e naftës në vlerë prej 100 milionë dollarëve në një cisternë kurde, në afërsi të shtetit federal amerikan të Teksasit.
Zyrtarët irakian thonë se cisterna nuk e kishte aprovimin shtetëror për importim.
Gjykata ka vendosur në favor të Irakut, e cila ka thënë se 1 milionë fuçi nafte janë shitur te një blerës amerikan anonim pa lejën e Bagdadit.
Zyrtarët irakianë ia kanë kërkuar dje gjykatës së Teksasit marrjen e vendimit që do e mundësonte konfiskimin e mallit.
Shitja e naftës kurde te rafineritë amerikane do e zemëronte Irakun pasi ky shtet konsideron se kjo naftë është kontrabanduar prej shtetit.
Departamenti amerikan i Shtetit, ka thënë se shitjet e pavarura të naftës nga rajoni autonom i Kurdistanit mund të çonte deri te ndarja e Irakut.
Iraku është duke e luftuar hapjen e tubacioneve të naftës nga Kurdistani për në Turqi.
Zyrtarët kurdë në Irak i kanë shitur naftë Turqisë dhe Iranit përmes kamionëve.